TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i humorit, Erion Isai zyrtarisht është kryetar bashkie në Kolonjë, dhe këtë e tregoi pak ditë më parë, ku me entuziazëm shfaqi dhe rezultatin e kënaqshëm të votimeve.
Por, ndërsa ai feston për arritjet e tij, ndjekësit në rrjete sociale nuk janë të kënaqur me aktorin e humorit.
Ata vijojnë të komentojnë në profilin e Erion Isait, duke e quajtur fitoren e tij një ‘dështim të radhës’.
“Të mirëpresim në dështimin e radhës,”- shkruan komentuesi përkrah statusit të Erion Isait në rrjete sociale.
Ndërsa aktori i humorit nuk ka nguruar t’i kthejë butësisht një përgjigje ‘thumbuese’: “Të mirëpres në Kolonjën tonë të bukur”.
