TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar videon si u festua ardhja e 4 korrikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në video dallohen shtete të ndryshme të SHBA-së, teksa presin 4 korrikun me fishekzjare.
Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 243-vjetorin e pavarësisë nga Britania.
“Gëzuar ditëlindjen, Amerikë! #IndependenceDay #July4", – thotë Ambasada Amerikane.
4 Korriku shënon 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.
Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.