AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 11:42

Berisha: Zgjedhjet ishin një dënim me vdekje dhe farsë e Edi Ramës

Berisha: Zgjedhjet ishin një dënim me vdekje dhe farsë e Edi


Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një komunikim me mediat.

Berisha u shpreh se zgjedhjet ishin një dënim me vdekje dhe farsë e Edi Ramës. Berisha akuzoi Ramën si një “monstër” e pluralizmit dhe që është sot njeriu më i urryer nga shqiptarët.

“Shporrjen e monstrës së pluralizmit, Edvin Kristaq Ramës dhe narkoshtetit të tij.

Vlerat e demokracisë, të groposur në 30 qershor, do të rivendosen sa më shpejtë. Thirrja ime për qytetarët shqiptarë të vazhdojnë betejën.

Akt mençuror i PD-së që nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit në 30 qershor. Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer dhe besnike e vlerave dhe jo fasadë e një regjimi më të urryer që kanë patur shqiptarët deri më sot. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Ato ishin një farsë, nuk ishin zgjedhje", – tha ish-kryeministri.

I pyetur nëse opozita do marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, Berisha u shpreh: Dekreti i Presidentit të Republikës është në fuqi.

Ai nuk mund të gjykohet nga narko-KQZ apo narko-gjykatat. Dekreti i Presidentit mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimet i takojnë drejtuesve të Partisë Demokratike dhe jo Sali Berishës.