AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 09:15

Pas dy javësh mungesë rikthehet Kuvendi, disktutohet për shkarkimin e Metës, Rama mungon


Pas dy jave mungesë, rikthehet Kuvendi i Shqipërisë. Paraditen e sotme në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës.

Pika më e nxehtë e rendit të ditës është shqyrtimi i presidentit Ilir Meta.

“Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11195, datë 31.05.2019, “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 26/2019, ‘Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat’.”

Gjithashtu ditën e sotme do të diskutohet dhe votohet në Kuvend Projektvendimi për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregut.

Në seancën e sotme, do të mungojë kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Poloni pasi është pjesë e një samiti.