AKTUALITET, 22 Janar 2018, 15:54

Mbledhja e grupit të PD/ Zbulohet porosia e Bashës për deputetët: Përdorni...

Mbledhja e grupit të PD/ Zbulohet porosia e Bashës për

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot dhe në fokus të diskutimeve ka pasur protestën e 27 janarit.

Basha ka porositur deputetët për seancën parlamentare të së enjtes duke iu kërkuar të përdorin kohën e tyre për të bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Ky do të jetë edhe qëllimi i deklaratave të deputetëve të PD-së në seancën e së enjtes. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha.