AKTUALITET, 22 Janar 2018, 15:43

EMRAT/ Arrestohen dy persona për trafikim lëndësh narkotike në Vlorë

EMRAT/ Arrestohen dy persona për trafikim lëndësh narkotike

Policia e Vlorë ka arrestuar dy shtetas për trafik droge. Sipas informacioneve dy të arrestuarit Mariglen Musta dhe Aleksandër Rrapaj, janë kapur në lagjen 24 Maji në Vlorë.

Po ditën e sotme në Vlorë, policia ka gjetur një makinë 60 kilogram kanabis. Por për këtë ngjarje ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Njoftimet e policisë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas: Aleksandër Rakipaj, 30 vjeç, banues në Vlorë, Maringlen Musta, 26 vjeç, banues në Lubonjë,Selenicë.

Arrestimi i tyre është kryer pasi në lagjen “24 Maji”, shtetasit M.Musta i është konstatuar nga Policia, në zgavrën e biçikletës së tij, 2.20 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, kurse shtetasit A.Rakipaj, i janë gjetur në banesë 292 fishekë luftarak model 56.

——————–

Ndërkohë në lagjen “ Osman Haxhiu”, brenda një automjeti tip “Benz”, pa targa është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike kanabis prej 60 kg.

Po vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj vepre penale.

Materialet hetimore, për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme