TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) këshillon të gjithë qytetarët që të vendosin maska në ambientet publike.
Në një informacion në Facebook, ISHP thotë se virusi që shkakton COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.
"Kështu që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambiente publike, mbani të paktën një metër distancë dhe lani shpesh duart.
Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës".
"Maska juaj mbron të tjerët, maska e të tjerëve ju mbron ju".
