AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 14:45

“Mbajti parodinë e radhës”, Vasili: Ramës i duhet kthyer shpina siç bënë mjekët në Bruksel

“Mbajti parodinë e radhës”, Vasili: Ramës i duhet
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në spitalin Infektivit. Vasili shkruan se Ramës i duhet kthyer shpina sic bënë mjekët në Bruksel, ndërsa thekson se kreu i qeverisë, edhe sot mbajti parodinë e radhës me të njëjtët spektatorë. Postimi i plotë: Ramës i duhet kthyer shpina sic bene mjeket ne Bruksel! Estradaxhiu Edi Rama edhe sot per dite Krishtlindjesh serish mbajti parodinë e radhes, si gjithmone tek infektivi, si gjithmone me te njejtet spektatore,si gjithmone me te njejtin humor te trashe, si gjithmone me te njejtat genjeshtra bajate, me vaksina dhe spitale imagjinare. Estradaxhiu i shplare nuk beri dot ne 8 vjet asgje per tu kujtuar ne shendetesi, veç bojes se fasadave, koncesioneve masakruese per sistemin dhe zero spitale te reja. Koleget mjeke e infermiere duhet ti kthenin shpinen parodise genjeshtare te Edi Rames ashtu si koleget e tyre ne Bruksel qe i kthyen shpinen Kryeministres se Belgjikes. Por mjeket dhe infermieret ne QSU nuk e bene dot…, por nuk do te thote se nuk e kane kuptuar kete thes mashtrimesh te pacipa te nje parodie te shplare te Rames, qe i perdor ata perzishëm dhe poshterisht ata si nje dekor pa dinjitet. Fotot e meposhtme jane shembull i dinjitetit te mjekeve dhe infermiereve belge.

Rames i duhet kthyer shpina sic bene mjeket ne Bruksel! Estradaxhiu Edi Rama edhe sot per dite Krishtlindjesh serish...

Posted by Petrit Vasili on Friday, December 25, 2020