AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 14:20

Dëshmia e fqinjve në Korçë për të shtënat me armë: Ishin katër persona, hipën në makinë të bardhë

Dëshmia e fqinjve në Korçë për të shtënat

Banorët në qytetin e Korçës kanë dëshmuar se çfarë kanë parë gjatë të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm në lagjen numër 17.

“Nuk e pamë kush qëlloi se unë dhe gruaja jemi pleq, jetojmë këtu përballë po nuk dalim nga shtëpia”,- tha njëri prej banorëve.

Ndërsa gruaja e moshuar u shpreh: “Ishin katër persona që po qëllonin ja mu këtu poshtë ballkonit tim.

I pashë që hynin në makinë të iknin. Ishin me makinë të bardhë, të rinj në moshë, por nuk e fiksova targën. Po nuk bëhet kështu se mu tremb edhe djali që e kam të sëmurë”,- tha ajo.

Policia e Korçës thotë se e ka identifikuar autorin, por dëshmitarët thonë se nuk bëhet fjalë për një person të vetëm. Në njoftimin zyrtar thuhet se në arrati është një 19-vjeçar i cili ka qëlluar ndaj dy të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 17 në Korçë. Kanë qënë banorët ata të cilët kanë telefonuar policinë pas krismave të dëgjuara