AKTUALITET, 6 Maj 2020, 14:04

VIDEO/ “Mblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore”, Petrit Vasili : Ja si e gënjyen Ambasadorin Soreka, Gjiknuri me shokë

VIDEO/ “Mblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore”,


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se mazhoranca e ka gënjyer ambasadorin Luigi Soreca në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

“Dje Soreka deklaronte në Euroneës Albania se sot do te mblidhej Keshilli Politik i Reformes Zgjedhore. Ne fakt mblidhej Komisioni i Reformes Zgjedhore, por Rilindja genjeu dhe u perpoq ta shiste ndryshe per te krijuar konfuzion”,- shkruan Vasili në Facebook.

Vetë ambasadori deklaroi sot se “thelbësore është që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID-19.

Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushet sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian”