TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kimet Çollaku është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ka mashtruar një grua.
35-vjeçari i ka marrë 8 mijë euro gruas dhe nuk ja ka kthyer më. Kimet Çollaku ishte në kërkim, ndërkohë që është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Fierit ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
K.Ç, 35 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: J.Sh, 32 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.