AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 08:43

Kthjellime dhe vranësira deri në mesditë, moti për sot

Kthjellime dhe vranësira deri në mesditë, moti për sot


Moti sot parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Gradualisht prej orëve të mesditës nis pakësimi i vranësirave dhe kthjellimi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të mëngjesit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/24 Diell re shi

Kukës 11/23 Diell re shi

Lezhë 13/25 Diell re shi

Dibër 9/20 Diell re shi

Durrës 14/28 Diell re shi

Tiranë 15/27 Diell re shi

Elbasan 14/28 Diell re shi

Berat 13/28 Diell re shi

Vlorë 15/26 Diell re shi

Korçë 10/23 Diell re shi

Gjirokastër 13/24 Diell re shi

Sarandë 14/25 Diell re shi.