AKTUALITET, 7 Tetor 2020, 23:08

Deklaratat e deputetit të PS-së, Alibeaj: Deputeti socialist akuzohet për vjedhje të tokave në bregdet

Deklaratat e deputetit të PS-së, Alibeaj: Deputeti socialist akuzohet

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se PS ka prekur fundin, duke përmendur deklaratat e bëra nga ana e Alket Hysenit për listat e hapura.

Alibeaj shprehet se deputeti socialist Hyseni akuzohet për vjedhje pronash në bregdet, ndërsa shton se korrupsioni i Rilindjes merr fund më 25 prill.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj:

Është për të ardhur keq sesi PS është zhytur në llum dhe ka prekur fundin. Sajesat e Alket Hysenit, i akuzuar për vjedhjen e tokave në bregdet, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën. Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë kundër interesit të qytetarëve.

Ato kanë vetëm firmën e pazarit të qelbur të Edi Ramës dhe deputetëve të tij të blerë brenda dhe jashtë PS. Ky kokteil korrupsioni do të marrë fund më 25 prill!