AKTUALITET, 24 Prill 2020, 13:25

Detaje/ Polici i vuri gjobë, korçari e goditi me thikë në fytyrë

Detaje/ Polici i vuri gjobë, korçari e goditi me thikë në


Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja e policit në Korçë. Punonjësi i rendit, Spartak Zotka është goditur me thikë në pjesën e fytyrës nga një person, i cili ka përfunduar pas hekurave.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi mësohet se polici i ka vendosur gjobë agresorit.

Kujtojmë se në këto ditë të vështira ku vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, policia ndodhet në terren për të forcuar kontrollet, ndërkohë që qytetarëve iu duhet të qëndrojnë në banesa dhe për çdo lëvizje, duhet të marrin autorizim.

Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërkohë që të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi plagosjen.