TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët e Ostias kanë arrestuar një të ri shqiptar dhe një shtetas roman me akuzën e zotërimit dhe shitjes së drogës.
Shqiptari 24-vjeçar, pa precedentë penalë dhe pa rezidencë fiks në Itali, kishte rënë disa herë në sy të karabinierëve për sjellje të çuditshme teksa lëvizte nëpër rrugët e qytetit me makinën e tij.
Ai e parkonte gjithmonë makinën në garazhin e një 46-vjeçari nga Roma.
Me dyshimin se të dy mund të kryenin ndonjë aktivitet ilegal, karabinierët kontrolluan banesën e romanit, ku gjetën 64 pako me kokainë, disa të fshehura në pjesë të ndryshme të makinës së shqiptarit, gjithsej 75 kilogramë.
Sasia e kokainës, me vlerë rreth katër milionë euro, ishte për t’u shitur në rrugët e Romës e zonat rreth saj.
Tashmë italiani e shqiptari janë në burgun e Regina Coeli, në pritje të masës së sigurisë nga autoritetet gjyqësore.