TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Sarandës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 72-vjeçarin, Barjam Tusha.
I moshuari akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur në këtë qytet.
Ai u arrestua në 21 prill, dhe sot ka dalë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë. Ka qenë Prokuroria që ka kërkuar burg pa afat për të moshuarin dhe kjo kërkesë është pranuar dhe nga Gjykata.
Në gjykatë është publikuar dhe një përgjim ambiental, ku Tusha i ka kërkuar vajzës të ndryshojë denoncimin dhe të tërheqë padinë.
Pas këtyre provave dhe dëshmisë së vetë 17-vjeçares, Gjykata vendosi të lë në burg të moshuarin.