AKTUALITET, 5 Prill 2019, 09:59

Rregullimi i kabinave, OSHEE informon qytetarët: Stakohet energjia deri në 15:00 në këto rrugë

Rregullimi i kabinave, OSHEE informon qytetarët: Stakohet energjia deri

OSHEE njoftoi se edhe sot do të vijojnë punimet për rikonstruksionin e kabinave në disa zona në Tiranë.

“Nga ora 9:00 deri 14:00, pa energji do të mbeten: Rruga "Ndre Mjeda", rruga "Kongresi i Lushnjes" pjesërisht.

Ora 09.00-11.00: pa energji do të mbeten: Rruga "Ndre Mjeda", rruga "Babe Rexha" pjesërisht

Ora 09:00-15:00: pa energji do të mbeten: Rruga "Fehmi Agani" pjesërisht, afër Ish Doganës, rruga "Thanas ZIko", "4 Dëshmorët" pjesërisht. rruga "Jeronim De Rada", rruga "Xhorxh W Bush" pjesërisht,-" shpjegon OSHEE.