TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga Policia italiane për trafik të lëndëve narkotike. Atij iu sekuestruan 60 doza kokaine dhe 5 mijë euro.
Shqiptari e shiste drogën në qendrën historike dhe në zonën periferike të fshatit bregdetar Castelli Romani. 50- vjeçarit, të cilit ende nuk është bërë i ditur emri nga mediat italiane, përdorte fugonin e punës për të transportuar drogën.
Për t’u kamufluar shqiptari punonte si punëtor ndërtimi në një familje italiane.
50 vjeçari kishte edhe një garazh në zonën Ariccia, ku në vendin e punës iu gjet e fshehur lënda narkotike dhe materialet për paketimin e drogës.