AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 20:09

Çmenduria, sherri për pulat shndërrohet në një masakër me tetë viktima

Çmenduria, sherri për pulat shndërrohet në një

Ridvan Zykaj, 24-vjeçari që kreu masakrën e Resulajt, ku mbetën 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, e realizoi tragjedinë për një shkak thuajse banal.

Sipas "Shqiptarja.com" shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë pulat e familjes së viktimave të cilat hynin në bahçen e autorit. Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet çka ka sjellë edhe tragjedinë. Për të zgjidhur konfliktin kanë shkuar edhe anëtarë të një familje tjetër. I riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe prej atëherë ka pasur probleme mendore.