AKTUALITET, 21 Prill 2019, 22:54

Masakra në Sri Lanka, Basha: Akt monstruoz kundër dinjitetit

Masakra në Sri Lanka, Basha: Akt monstruoz kundër dinjitetit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një statusi në Facebook, reagon pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.

Ai e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, akt monstruoz, kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në SriLanka që morën qindra jetë të pafajshme. Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan Basha.