AKTUALITET, 21 Prill 2019, 22:37

VIDEO/ 34 vite pritje, PAOK-u shpallet kampion i Greqisë. Shikoni festën e çmendur


Ka marrë fund pritja 34-vjeçare, PAOK është shpallur zyrtarisht kampion i Greqisë. Ky është titulli i tretë në histori për skuadrën nga Selaniku. Bardhezinjtë mposhtën në sfidën e sotme Levadiakosin me rezultatin 5-0 duke siguruar matematikisht titullin kampion, 1 javë para fundit të kampionatit. Kampionët e sapo shpallur të Greqisë, nuk njohin asnjë humbje, teksa kanë regjistruar 2 fitore dhe katër barazime duke dominuar ndaj rivalëve.