TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia dhe Prokuroria prej datës 9 prill, kur ndodhi grabitja në Rinas ka vijuar me hetimet dhe duket se është në gjurmët e autorëve. Sipas informacioenve sot mësohet se unofrmat blu kanë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me supergrabitjen.
Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë. Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk janë dhënë detaje për personat e arrestuar, por pritet që shumë shpejtë të kenë një komunikim zyrtar, ku do të bëhen publik dhe emrat.
Ndërkohë sot për grabitjen është shoqëruar dhe një person tjetër, i cili ishte punonjës në një servis në Elbasan, ku dyshohet se është bërë modifikimi i furgonit që u përfor për grabitjen. Mësohet se servisi kishte më shumë se 6 muaj që ishte dhënë me qera nga ana e pronarit pikërisht Klement Cala, i cili ka nëshkruar kontratën përmes kushëririt të tij. Cala është person i kërkuar, por ndërkohë mësohet të ketë hapur edhe një biznes fason në afërsi të uzinës 12 në njësinë administrative Bradashesh.
Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk ka ende të dhëna konkrete, përderisa hetimi për këtë grabitje konsiderohet “Top Secret”.