AKTUALITET, 16 Nëntor 2020, 14:15

Marjana Kondi infektohet me koronavirus: Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë

Marjana Kondi infektohet me koronavirus: Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo

Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një foto publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet e mbuluar me batanije në shtëpinë e saj dhe duket në gjendje shëndetësore të mirë. Mariana shkruan se më parë dëgjonte çdo njeri që i fliste rreth virusit, ndërsa tani është lodhur dhe ka vendosur të dëgjojë vetëm profesionistët. Postimi: Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @marianakondiofficial