TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, u mësua se një tjetër vaksinë ka treguar efektivitet të lartë kundër Covid-19. Bëhet fjalë për vaksinën e kompanisë Moderna në SHBA, që tregon efektivitet deri në masën 95%, ndërsa vaksina e Pfizer dhe BioNTech, ka treguar efektivitet deri në masën 90%.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka adresuar një nga çështjet më të diskutuara në mbarë globin ditët e fundit. Ai ka thënë se Shqipëria do të sigurojë vaksinën dhe se për këtë ka biseduar me zyrtarë të rëndësishëm në BE. Rama gjithashtu deklaroi gjatë fjalimit të tij në Kuvend, se Shqipëria ka paguar "kaparin për Covax".
Megjithatë, fillimisht sasia e vaksinave do të jetë shumë e limituar dhe ajo pritet të merret së pari nga vendet që kanë porositur doza direkt nga kompanitë. Përshembull, Mbretëria e Bashkuar ka porositur 40 milionë doza nga vaksina e Pfizer dhe BioNTech. Po kështu edhe BE, ka porositur një sasi të madhe vaksinash.
Mbetetët për t'u parë, se kur do të mundë të sigurojë Shqipëria vaksinën, sepse kryeministri nuk dha një afat apo të dhëna më konkrete lidhur me këtë, por deklaroi se ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë dhe kryeministra të disa vendeve të BE-së.
"Sot qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin për Covax. Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajit që vijnë.
Jemi në komunikim të përditshëm me BE, kam pasur bisedë të gjatë me presidenten, disa nga kryeministrat për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë, duke marrë parasysh që vaksina do të dalë për sasitë e disponueshme nuk do të jenë menjëherë të atilla, që do të mbulojnë të gjithë popullsinë e Evropës.
Ne kemi të njëjtën strategji për vaksinimin falas te grupet vulnerabël dhe për ta shtrirë të gjitha shtresat e shoqërisë. Sot jemi gati për të patur akses, dhe po punojmë për të patur aleancat e duhura, jam optimist që BE do të jetë gjithëpërfshirës në strategjinë e vet për të garantuar vaksinimin e popullsive dhe Shqipëria do të jetë pjesë”, deklaroi Rama në Kuvend.
Video:
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/16/tjeter-lajm-i-bujshem-per-luften-ndaj-covid-19-vaksina-e-kompanise-ne-shba-tregon-efektivitet-deri-ne-95/