TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka mbajtur një tur takimesh në Veriun e vendit, e më konkretisht në Vaun e Dejës.
“Së bashku me nënkryetarët e zgjedhur Albano Doda & Mario Molla, si dhe sekretaren e Degës së FRPD Vau i Dejës, Sidorela Bacaj, do arrijmë rezultatin më spektakolar në këtë zone”, shprehet kreu i FRPD në një status në rrjetet sociale.
Postimi i Belind Këlliçit:
Pas një turi fundjavor takimesh në jug, mbërritëm në veriun e vendit, në Vaun e Dejës.
Do të jemi nga Vermoshi në Konispol për të bërë bashkë të madh e të vogël kundër mizerjes dhe depresionit ekonomik që ka pllakosur vendin.
Së bashku me nënkryetarët e zgjedhur Albano Doda & Mario Molla, si dhe sekretaren e Degës së FRPD Vau i Dejës, Sidorela Bacaj, do arrijmë rezultatin më spektakolar në këtë zonë.
Të gjithë e dimë se rinia ka qenë dhe është frymëzimi i Partisë Demokratike!
Të zgjedhësh vajza dhe djem të rinj, do të thotë të ecim më të motivuar se kurrë drejt fitores së 25 Prillit!