TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi i merr jetën shkodranit në Itali, familjarët: Tragjedi e papritur, na dhanë shpresë për shërim të shpejtë
Një punëtor shqiptar me origjinë në Shkodra, Rraci Zefan ka ndërruar jetë prej COVID-19 në një spital në Novara.
42-vjeçari ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19 teksa banonte në Romentino ku dhe e thërrisnin ndryshe “Giussepe”.
Familjarët rrëfejnë se spitali u kishte dhënë shpresa për shërim të shpejtë dhe madje vdekjen nuk e kishte parashikuar askush.
“Spitali dukej se mund të favorizonte një ecuri pozitive të sëmundjes” – thonë anëtarët e familjes.
“Kushtet ishin të palëvizshme duke na dhënë shpresë për një shërim të shpejtë.
Vdekja ishte një epilog që askush nuk e kishte parashikuar. Një tragjedi e papritur dhe aspak e dukshme duke marrë parasysh kushtet e shkëlqyera shëndetësore të Giuseppe” ,- rrëfejnë ata.