TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri ka publikuar një video teksa shkruan se në mesnatë trembëdhjetë ambulanca me pacientë me COVID-19 ishin rreshtuar tek Infektivi në pritje.
Pampuri shprehet se kjo situatë është krijuar pres dështimit të Edi Ramës dhe njerëzit përfundojnë në spital edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën.
Sipas ish-deputetes së PD qeveria Rama teston pak, vonon përgjigjen për dhjetë ditë dhe nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve kurse qytetarët harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për tampon dhe nuk rimbursohen.
Për Pampurin kjo gjendje mund të ndryshojë me votë më 25 prill.
POSTIMI:
13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet.
• Teston shumë pak.
• Vonon përgjigjen deri në 10 ditë.
• Nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.
Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm sepse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.
Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill.