AKTUALITET, 16 Nëntor 2020, 13:06

Mbyllja e dosjes “Toyta Yaris”, Bardhi: Taulant Balla ka hallin e hetimeve, e vërteta do të dalë

Mbyllja e dosjes “Toyta Yaris”, Bardhi: Taulant Balla ka hallin e


Pas mbylljes së dosjes “Toyta Yaris” për pesë nga gjashtë personat e dyshuar ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi thotë se Taulant Balla kishte hallin e këtyre hetimeve, por edhe pse gjykata ka vendosur të mbyllë hetimet, të vërtetën askush nuk mund ta pengojë.

“Askush nuk do ta pengojë dot të vërtetën. Sponsorët e trafikut të parave do të përballen me drejtësinë”, shkruan Gazment Bardhi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike.

Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetësit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj - që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.