TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër lajm i bujshëm, vjen nga prodhuesit e vaksinave anti Covid-19. Pas vaksinës së Pfizer dhe BioNTech, që tregonte një efektivitet deri në masën 90%, tashmë një tjetër vaksinë, ka rezultuar e suksesshme, deri në masën 94.5%.
Bëhet fjalë për vaksinën e kompanisë Moderna në SHBA, që ka treguar rezultate mjaft të kënaqshme në fazën e tretë të testimeve.
Kompania tashmë do të aplikojë në FDA, administrata që çertifikon barnat, për përdorim emergjent të vaksinës.
Rezultati i efektivitetit të vaksinës, vjen si pasojë e testimeve mbi 95 persona të konfimuar si të infektuar me Covid-19. Mes tyre kishte edhe persona të moshuar dhe nga kategori më vulnerabël, çka sugjeron se vaksina mund të mbrojë personat më të rrezikuar nga Covid-19.
Vaksina e Moderna, nuk pritet të jetë e aksesueshme nga vende të tjera, jashtë SHBA-së, të paktën deri vitin tjetër.
Nëse rezultatet e Moderna do të vijojnë të jenë të ngjashme, mund të kemi një vaksinë mjaft efektive, por edhe më të thjeshtë për t'u ruajtur, nga pikëpamja logjistike. Në rastin e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech, kërkohen temperatura -70C dhe -80C, nga vendi i prodhimit tek pacienti.
Ndërsa sipas Moderna, ata kanë arritur ta stabilizojnë vaksinën, e cila mund të mbahet në një frigorifer standart me temperatura 2C - 8C për 30 ditë. Vaksina mund të mbahet për gjashtë muaj në temperaturë -20C, për t'u dërguar në vende më të largëta.
Nga ana tjetër, çmimi i vaksinës së Moderna është më i kripur se vaksinat e kompanive të tjera, rreth 40-50 dollarë, për dy doza. Ndërsa Astra Zeneca dhe Universiteti i Oxford, po përpiqen të sjellin një vaksinë me çmim vetëm 3 paund për një dozë.
/TPZ.al/