AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 17:19

Maqedoni, KSHZ: Deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 22.5% e votuesve

Maqedoni, KSHZ: Deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë

Në Maqedoni mbahet sot referendumi për çështjen e emrit me Greqinë, teksa 1,8 milionë qytetarë kanë të drejtë vote për të pranuar emrin ‘Maqedonia e Veriut’ me Greqinë dhe t’i hapet rruga anëtarësimit te vendit në NATO dhe BE, ose të refuzojnë marrëveshjen duke votuar kundër marrëveshjes.

Në referendumin sotëm vërehet një numër i ulët i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim të paktën deri në orën 15:00.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00, kanë votuar 22.5% e votuesve me të drejtë vote ose e përkthyer në numra 334 mijë qytetarë.

Të drejtën për të votuar në referendum e kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. KSHZ njofton se konferencë e ardhshme për shtyp do ta mbajë në orën 17:30.