AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 21:10

Mançester Siti triumfon me shumë vështirësi ndaj gjermanëve të Hofenhaim

Mançester Siti triumfon me shumë vështirësi ndaj

Mançester Siti triumfoi me shumë vështirësi në transfertë ndaj gjermanëve të Hofenhaim (2-1).

Gjermanët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën, teksa befasuan Sitin që në minutën e parë me një gol të Ishak Belfodil.

Të besuarit e Guardiolës arritën të reagonin mjaft shpejt, ku që në minutën e 8-të arritën të barazonin me të zakonshmin Serxho Aguero.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pavarësisht këmbëngulës së Sitit.

Në pjesën e dytë vetëm në minutën e 87-të, ekipi i Guardiolës arriti të shënonte golin e fitores me David Silvën.