TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjecarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!
Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.
Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë!
Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogel, oferta e PD”, shton ligjvënësja e PD-së, e cila është anëtare e komisionit të Ekonomisë.