AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 13:35

"Të Paekspozuarit" shpall “Njeriun e Vitit 2018”

"Të Paekspozuarit" shpall “Njeriun e Vitit 2018”

 

“Të Paekspozuarit”, ka shpallur njeriun e vitit 2018, kryeministrin EDI RAMA, i cili gjatë këtij viti, ka merita të veçanta për: * Rrugët e florinjta – Vendosi të shpërdorojë qindra milionë euro për pak kilometra rrugë. * Korrupsion – I dhuroi 30 milionë euro një kompanie fantazmë, me letra të falsifikuara. * Oligarkët – Vijon partneritetin me një grusht oligarkësh, me të cilët ndan pasuritë dhe paratë publike. * Kapjen e mediave – Kontrollon 98% të televizioneve dhe portaleve në Shqipëri. * Mashtrim– Rezulton të jetë mashtruesi më i madh që nga viti 1912, aq sa studentët largohen me vrap kur ai afrohet. /TPZ.AL/