AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 12:40

Rama: E propozova unë Boden në Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Rama: E propozova unë Boden në Këshillin Mbikëqyrës

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për herë të parë në publik arsyen e propozimit të Ridvan Bodes në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë konferencës së fundit për shtyp, Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë fakt, ndërsa pohoi se ishte ai që e kishte propozuar në këtë post, edhe pse i përket kampit të demokratëve.

“Ridvan Bode është propozuar nga unë në funksionon të vizionit dhe qasjes që besoj unë e ka me Bankën e Shqipërisë. Është propozuar si personalitet që vinte dhe vjen nga radhët e opozitës dhe jo tonat, nga radhët e kundërshtarëve.

Kur propozon nga radhët e tua është problem, po ashtu edhe nga opozita. Zgjedhja e Bodes është e thjesht. Pastaj kujt i dedikohen çmenduritë e bëra në kohën e PD, s’ja vlen të flasim se nuk është kjo tema”, tha Rama.