TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pyetjeve të gazetarëve pas zërave të shumtë se Edi Rama i bëri ndryshimet në qeveri për të qetësuar luftën e nisur brenda PS-së për pushtet dhe ndikim, kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi duke nënkuptuar dhe kujtuar periudhën e sistemit komunist kur brenda partisë gjendeshin gjithmonë armiq.
“Po, është e vërtetë! Ka një konspiracion të madh brenda PS dhe jemi duke menduar për një gjyq popullor për arrestime, burg, punë të detyruar, koka e këtij komploti është kreu i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur nga ish-ministri i brendshëm.
Dyshohet shumë për përfshirjen e institucioneve të tjera në këtë komplot. Më vjen keq që kapet gafil, por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë.
Erion Veliaj mund të mbjellë sa më shumë pemë, po në një nga ato pemët do të varet. Këto do ti bëj të ditura në veprën time nr 21. ”