AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 08:59

Makina del nga rruga, plagosen tre persona në rrugën Levan-Tepelenë

Makina del nga rruga, plagosen tre persona në rrugën


Tre persona janë plagosur në një aksident që ndodhi këtë mëngjes në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMË” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasoje janë plagosur pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Çorrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.