TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat. Konferenca vjen në një situatë të tensionuar politike, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrezoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.
Në deklaratën e tij, Meta e ka quajtur vendimin e Kolegjit Zgjedhor truk procedurial të marrë në presion e shantazh.
“Vendimi i djeshëm është truk procedurial për të justifikuar paligjshmërinë e organizatës së PS në KQZ dhe përpjekje e dëshpëruar për një operacion propagandistik brenda e jashtë vendimit për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit”.
Sipas Metës procesi zgjedhor ndërkohë që dekreti është i botuar në fletoren zyrtare.
“Dje në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër vendimit të KQZ që e pengonte një parti të çregjistrohej nga zgjedhjet imagjinare të 30 qershorit. Kolegji e rrëzoi kërkesën për çregjistrimin e saj.
Vendimi ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organizatës socialiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 qershor”- tha Meta.