AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 08:41

Meta: Nuk jap dorëheqjen, bashkë deri në 22 korrik 2022

Meta: Nuk jap dorëheqjen, bashkë deri në 22 korrik 2022


Në konferencën për shtyp, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve. Presidenti u shpreh se zgjedhje të ligjshme në 30 qershor nuk do të ketë.

Pyetjes nëse do të japë dorëheqjen, Meta u shpreh se do të jetë në detyrë deri në 22 korrik të vitit 2022.

“Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë kriter minimal. Kam anuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe pa një datë të re nuk mund të ketë zgjedhje. Zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë. Ky institucion nuk i përket Ilir Metës.

Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, por përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Ky vend nuk do të bëhet koloni e asnjë institucioni ndërkombëtar.

Vend që i takon gjithë shqiptarëve. Bashkë do të jemi deri më 22 korrik 2022”, – theksoi Presidenti i Republikës.

Pyetjes së nëse do shpërndajë parlamentit, Meta iu përgjigj: Presidenti i Republikës do të bëjë çdo veprim për të zgjidhur këtë situatë. Kam kërkuar informacion për numrin e deputetëve.