AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 22:43

“30 qershor s’ka”, Kryemadhi: Rama ka frikë nga të tijët nëse tërhiqet që tani nga zgjedhjet

“30 qershor s’ka”, Kryemadhi: Rama ka frikë nga të



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sot është shprehur e bindur se Edi Rama nuk do të shkojë  në zgjedhjet e 30 qershorit.  E ftuar në “A Show”, Kryemadhi u shpreh se dhe Rama vetë e di shumë mirë që janë të paligjshme këto zgjedhje, por është i detyryar që t;i mbrojë se ka frikë se mos i kthehen kudnër të tijët.

Më tej kryetarja e LSI u shpreh se Kryeministri mund të mos e kishte botuar në Fletoren Zyrtare dekretin për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë zgjedhjesh.

Po u tërhoq që tani Edi Rama, të gjithë njerëzve duke filluar nga Pjerin Ndreu që ka lënë mandatin i thonë pse na tradhtove. Të gjithë do t’i kthehen kundër Edi Ramës. Unë them që Edi Rama nuk shkon në zgjedhje. E di shumë mirë që janë të paligjshme. Ai mund ta çonte dekretin e Presidentit në Kolegjin Zgjedhor nëpërmjet KQZ-së së vetë politike. Ky nuk e bëri këtë veprim. Më e pakta, nuk do të lejonte të botohej në Fletoren Zyrtare përkundër që nuk lejon të botohet prej 5 vite që Ardian Dvorani nuk mund të vazhdojë të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kryemadhi.