AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 22:50

‘Mendon 24 orë për keq'/ Deklarata e fortë e Kryemadhit: Veliaj më i keq se edhe vetë Rama

‘Mendon 24 orë për keq'/ Deklarata e fortë e



Deri disa muaj më parë kur pyetej për Veliajn, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thoshte tek-tuk nëpër fjali që kryebashkiaku kishte bërë edhe punë në Tiranë.

Por sot Kryemadhi ka zgjedhur të jetë e drejpërdrejtë ndaj Veliaj, duke e cilësuar madje si edhe më të keq se vetë Edi Ramën

“Nëse Edi Rama mendon keq 23 orë, Lali Eri mendon 24 orë për keq. Nuk ka asnjë grimë të jetës së tij që të mendoj për mirë”, iu përgjigj Kryemadhi pyetjes së Krastas në “A Shoë” në News 24.