TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin "Opinion", ka gjetur kohën të bëjë edhe ironi me ngjarjet që pritet të ndodhin ditën e zgjedhjeve.
I pyetur nga gazetari Fevziu, se çfarë do të bëjë policia, nëse do të ketë probleme në të gjithë qendrat e votimit, Lleshaj tha se kjo gjë nuk është e mundur dhe se shansi që të ndodhë, është i barabartë me shansin që pesë mijë meteorë të godasin Shqipërinë në një ditë.
"Mundësia që ne të kemi probleme në pesë mijë qendra votimi, është e barabartë me mundësinë që Shqipëria të goditet nga 5 mijë meteorë në një ditë", u shpreh Lleshaj.
Më herët, kreu i Partisë Demokratike, ka paralajmëruar, që opozita do të përballet në çdo kuti votimi, me ata që zhvillojnë zgjedhje të paligjshme.
/TPZ.al/