TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur në lidhje me zërat nëse ai do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Kreu i bashkisë së Tiranës ka qenë i ftuar në emisionin “Open” me një panel gazetarësh, ku ka folur në lidhje me fushatën dhe të ardhmen e Tiranës.
Kur u pyet nëse ai do të jetë në postin që ka Rama sot, Veliaj tha se nuk është gati që të merret me një ngarkesë të tillë politike.
“Nuk është fare, ambicia ime politike të merrem me një ngarkesë të tillë politike. Nëse do merrem me punet e qytetit nuk mund të merrem dhe me atë. Po ta keni vënë re unë nuk mungoj kurrë në mbledhjet e bashkisë, jam i fokusuar aty, pra”, tha Veliaj.