AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 22:26

Majko zbardh sherrin me Ramën për Teatrin: Pse e anulova dorëheqjen të nesërmen

Majko zbardh sherrin me Ramën për Teatrin: Pse e anulova

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka zbardhur disi debatin me kryeministrin Edi Rama pas replikave në parlament për çështjen e Teatrit Kombëtar. Majko nuk preferoi të tregonte debatin, por tha se kishte një kontratë për të mos bërë interesantin.

“Çfarë frazash janë shkëmbyer në parlament për çështjen e Teatrit? Çfarë i the e çfarë të tha? E pse duhet ta them tani këtë. Po nuk më duket me kaq interes. Sigurisht që kemi shkëmbyer replika. Dallohet qartë dhe në TV, por nuk besoj se përbën një sekret kjo. Kam një kontratë me kryeministrin që s’duhet të bëj interesantin më shumë se ç’duhet” – tha Majko.

“Unë e kam mik, në radhë të parë e kam mik. Kjo është arsyeja pse jam në qeveri. Kjo është arsyeja se pse pranova të bëhem ministër edhe pa më thënë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen. Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimin e tij, por boll disa fjalë që nuk vinin nga kryeministri por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik dhe më ndryshuan mendjen” – tha Majko. Gjatë votimit në parlament për ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, Majko u larguara nga salla duke mos marrë pjesë në votim pasi replikoi me kryeministrin Rama.