AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 18:42

VIDEO / Gratë e Unazës së Re, mesazh Ramës: Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak

“Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak! Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak!”. Ky ishte mesazhi i grave të Unazës së Re, të kapura dorë pas dore, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në ditën e tyre të 30-të kundër prishjes së banesave të tyre nga ana e Qeverisë.

Ato, ashtu edhe si gjithë banorët e tjerë, janë veshur sot me jelekë portokallinj, duke imituar protestuesit në Francë, të njohur si “jelekët e verdhë”. Nuk munguan edhe sot parullat kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama. /TPZ.AL/ JA DISA NGA FOTOT