TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
inistri i Diasporës Pandeli Majko është shprehur sërish sot kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. I ftuar i Adi Krastës në emisionin “A show” në News24, Majko tha se ka qenë kundër që kur kjo temë është hapur për herë të parë.
Ti je kundër negociatave mes palësh shqiptare dhe palës serbe?
Unë nuk është se jam kundër negociatave dhe nuk besoj se më takon mua të jem protagonist në një negociatë shqiptaro-serbe. Në këtë gjykimin tim gjakftohtë nuk besoj se dal kundër negociatave apo një negociate në ajër mes një pale shqiptare dhe serbe.
Je pro apo kundër shkëmbimit të territoreve?
Kam qenë kundër që kur kjo është hapur si temë dhe kam bërë një debat me një mik shumë të veçantë, me Rexhep Qosen në publik vite më parë.