AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 21:34

Kryemadhi: Projekti i Unazës së Madhe kushton 100 milionë euro, ja tre aksionet e opozitës

Kryemadhi: Projekti i Unazës së Madhe kushton 100 milionë euro,

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, teksa komentoi situatën aktuale në vend, u ndal edhe tek proteta e banorëve të “Astirit”.

Sipas saj, “Projekti i Unazës së Re është në vlerë totale 100 milionë euro”.

Kryemadhi u shpreh se “opozita nuk është e angazhuar në protestë, pasi ajo është e banorëve. Ne mbështesim banorët”.

Ndërsa u ndal tek aksionet e opozitës, kryetarja e LSI-së u shpreh se janë 3 hapa që duhen ndërmarrë menjëherë. Sipas kryemadhit, aksionet e opozitës janë: Vettingu në politikë, vettingu i koncesioneve dhe analiza e buxhetit.

Më tej teksa u ndal tek prezenca e deputetëve të LSI-së në protestën e banorëve të Unazës së Re, tha se është detyrë e tyre, pasi LSI ka marrë vota në atë zonë.

Kryetarja e LSI-së tha më tej se ky projekt është një vepër e madhe korruptive me një buxhet të fryrë dhe në mungesë transparence. Ajo tha se ky projekt është nisur që në qershor të vitit 2017, por nuk u lajmëruan banorët. Për këtë Kryemadhi u theksoi se ka detyrim moral që t’i shpërblejë.