AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 20:10

Elisa Spiropali lë nam, ngatërron ngjyrat e flamurit (video)

Elisa Spiropali lë nam, ngatërron ngjyrat e flamurit (video)

Elisa Spiropali, e cila njihet për deklarata e saj shpesh kontroverse, siç ishte krahasimi i Edi Ramës me Skënderbeun, ka bërë një gafë nga foltorja e Kuvendit.

Spiropali, ngatërroi ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u shprehur se shqiponja qëndron në "fushë të zezë".

‘Në themel të krenarisë së kësaj date qëndron simboli i flamurit, shqiponja me dy krena në fushë të zezë. Ky simbol na përbashkon kudo dhe gjithmonë, në kohë dhe në të gjitha hapsirat tona’, tha Spiropali, deklaratë që ka shkaktuar mjaft të qeshura në rrjetet sociale.

[video width="680" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/video-spiropali.mp4"][/video]