TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ditën e 30-të të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës ë Re kanë vendosur të protestojnë me jelek ngjyrë portokalli duke marrë shkas nga protestat në Francë të cilësuar si ‘jelekë e verdhë’, të cilët protestojnë kundër rritjes se cimimit të karburantit.
Të veshur me jelekë ngjyrë portokalli dhe me fishkëllima, banorët e zones e Astirit kanë kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre.
“Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar.
Banorëve u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës në shenjë mbështetje.