LIFESTYLE, 3 Gusht 2019, 13:06

Magjike/ Elvana Gjata me një super performancë në skenën e "Sunny Hill"


Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e parë e festivalit “Sunny Hill”. Një ndër këngëtaret që do të performonin që në fillim, ishte Elvana Gjata. Artistja shqiptare u paraqit në festival me një performancë madhështore. Elvana ka postuar në profilin e saj të instagramit një video gjatë performancës. Nga videoja kuptojmë se artistja po që ka ditur ta ndezë publikun, i cili ka filluar të këndojë së bashku me të. Që në fillim të shfaqjes këngëtarja Elvana Gjata ka brohoritur me shumë emocion për shqiptarët duke e “elektrizuar” kështu publikun akoma më shumë. Për më shumë, videoja e mëposhtme tregon më së miri performancën e zjarrtë të këngëtares:
 
View this post on Instagram
 

@sunnyhillfestival Thank you for having me! So proud! We Albanians !????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on