LIFESTYLE, 2 Gusht 2019, 11:02

FOTO/ Pas ndarjes nga Luiz Ejlli, vajza e Jozefina Topallit shtatzënë, Megi nis bashkëjetesën me partnerin e ri


Ditën e djeshme burime për “Iconstyle.al” zbuluan se vajza e Jozefina Topallit, ka nisur bashkëjetesën me një mashkull misterioz.

Pas ndarjes nga Luiz Ejlli, Megi ka nisur një marrëdhënie të re, të cilën duket se e ka bërë serioze dhe partnerin e saj e ka prezantuar në familje.

Çifti i ri është parë duke pirë kafe me ish-deputeten Jozefina Topalli në një lokal në ish-bllok.

Por duket se të rejat nga jeta e Megit po zbulohen dita-ditës dhe një burim ka treguar për “Iconstyle” se ajo është në pritjen e ëmbël.

Burimi shprehet se Megi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ajo ka bërë edhe blerjen për bebin që do të vijë në jetë.

Teksa u hodhëm një sy fotove të Megit në Instagram vumë re se ajo prej disa muajsh nuk ka publikuar foto ku shfaqet e gjitha duke preferuar që pritjen e ëmbël ta mbajë larg vëmendjes mediatike.